Durrësi mirëpret një ekspozitë unike kushtuar historisë përmes filatelisë

18 Maj 2026 | 17:40

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është çelur në Durrës ekspozita “Peeping Tourists”, një aktivitet i veçantë që sjell historinë shqiptare përmes filatelisë dhe koleksioneve të rralla të pullave postare.

Ekspozita ofron për herë të parë në qytet një mundësi për turistët vendas dhe të huaj që të zbulojnë historinë e Shqipërisë përmes pullave, nga periudha e monarkisë deri në ditët e sotme.

“Ekspozita është e përqendruar në filatelinë shqiptare, që prej kohës së monarkisë deri në ditët e sotme. Është hera e parë që këto koleksione dalin në publik”, tha Brunilda Liçaj, organizatore.

Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës i kushtohet periudhës së komunizmit, duke sjellë për publikun dokumente dhe materiale që hedhin dritë mbi historinë e asaj kohe.

Sipas nëndrejtorit të Postës Shqiptare, çdo pullë mbart një histori më vete dhe shërben si dëshmi e periudhave të ndryshme historike.

“Çdo pullë nuk ka vlerë vetëm si objekt filatelik, por paraqet një histori. Ky është një tur që do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, heksoi Ardit Demiri, nëndrejtor i Postës Shqiptare.

Organizatorët theksojnë se ekspozita ka zgjuar interes të madh, veçanërisht tek turistët e huaj dhe nxënësit e shkollave.

“Ka interes të madh sepse është një ekspozitë e veçantë dhe sjell një formë ndryshe të prezantimit të historisë”, shtoi Ariana Isaku, eksperte turizmi

Ekspozita e vendosur në ambientet e muzeut “Turistë të Përgjuar” ka tërhequr vëmendjen që në ditën e parë, veçanërisht të turistëve të huaj të interesuar për historinë e Shqipërisë.

Turistë nga Anglia shprehen se: “Na tërhoqi shumë sepse kemi interes për historinë e Durrësit dhe veçanërisht për periudhën e komunizmit në Shqipëri.”

Muzeu “Turistë të Përgjuar”, i cili ka nisur rrugëtimin pesë vite më parë, po shndërrohet në një ndalesë të rëndësishme për turistët që duan të njohin më nga afër historinë moderne të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026