Durrësi një muaj mes plehrave, qeveria s’ka miratuar pagesën për përpunimin e mbetjeve në Sharrë

29 Qershor 2021 | 19:19

Prej ditëve të para të muajit qershor, situata me menaxhimin e mbetjeve në Durrës ka krijuar një shqetësim të madh tek qytetarët, të cilët po përballen me ndotjen në ditët me temperatura ekstremisht të larta.

Sipas burimeve të Euronews Albania, landfilli i Sharrës i ka mbyllur derën kamionëve me mbeturina të Durrësit.

Shkak për këtë është bërë prishja e marrëveshjes mes operatorit të impiantit dhe qeverisë për shkak të pagesave.

Në rrugët kryesore të qytetit sot kazanët e mbeturinave janë pastruar, por mjafton të largohesh pak më në periferi për të kuptuar se problemi nuk është zgjidhur, thjesht është spostuar.

“15 ditë kanë as nuk vijnë t’i prekin fare. Nuk interesohen. I fryn era, i hap nëpër rrugë, erë të keqe mban. Tërë infeksione janë”, shprehet një banore e Spitallës.

Disa nga mbetjet e pastruara gjatë kësaj kohe janë grumbulluar pranë ish-Parkut të Udhëtarëve në Durrës, një vend depozitim i papërshtatshëm, mes zonës së banuar.

Qytetarët shprehen të indinjuar dhe bëjnë apel për zgjidhje:  

“U qelbëm, vdiqëm, ne shyqyr që u largua virusi tani na janë shpif plehrat. Qaj gjithë natën e gjithë ditën, pa mbyll syrin e pa fut buke në gojë”, tha një qytetare moshuar.

“Shumë keq me këto mbeturinat, nuk i heqin. Vetëm sjellin, nuk e kuptoj çfarë bëhet. Nuk po flemë dot gjumë në shtëpi”, thotë një banor.

“Është e padurueshme, na shqetëson shumë. Kemi shkuar, por nuk flasim me asnjë njeri. Nuk na hap asnjë njeri derën”, shprehet një tjetër qytetar.

Ndonëse nuk lejohet një pjesë ka zgjedhur që t’i djegë ato për të liruar sërish kazanët.

Në 10 qershor në një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak të Durrësit u miratua skenari i menaxhimit të mbetjeve, bazuar në vendimin nr. 6 datë 20.05.2021 të komitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe vendimin nr. 3 datë 02.06.2021 të këshillit të qarkut Durrës.

Bashkia e Durrësit ka vendosur që për 15 vitet e ardhshme t’i depozitojnë mbetjet në landfillin e Sharrës, me një kosto prej 50 milionë eurosh.

Mungesa e miratimit të këtij fondi ende nga qeveria, ka bërë që situata të mbetet pezull.   

Një vit më parë Këshilli bashkiak i Durrësit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore, pas mbylljes së venddepozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Ky është sezoni i dytë turistik radhazi që Durrësi po përballet me ndotje të tillë mjedisore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026