Durrësi noton në plehra, mbyllja e landfillit të Porto Romanos shkakton ndotje masive
Pasi u godit nga tërmeti, më pas nga coronavirus dhe kur priste vizitorët për turizëm, qyteti bregdetar i Durrësit është mbushur me mbeturina.
Prej ditësh Bashkia e Durrësit nuk i ka mbledhur mbetjet urbane, kështu rrugët e qytetit janë kthyer në kazanë plehrash të tejmbushur.
E njëjta situatë është edhe në rrugët e brendshme të qytetit. Mospastrimi i kazanëve dhe mbushja përplot e tyre ka bërë që pjesa më e madhe e mbeturinave të shtrohen në rrugë dhe trotuare.
Ndotja e ambientit dhe era e pakëndshme e mbetjeve kanë sjellë shqetësim serioz tek qytetarët, të cilët detyrohen të kalojnë pranë këtyre plehrave.
Deri në janar të vitit 2020 Bashkia Durrës, pasi i mblidhte mbetjet urbane, i depozitonte në vend grumbullimin e Porto Romanos. Mirëpo më 13 janar, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi që ky landfill të mbyllej dhe aty të nisë ndërtimi i ECO-Park. Në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të mbajtur në dhjetor, kryeministri Edi Rama deklaroi se plehrat e Durrësit do të transportohen në landfillin e Sharrës, në Tiranë.
Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë Durrës në lidhje me këtë situatë shqetësuese. Zëdhënësi konfirmoi se nuk ka mundësi financiare për t’i dërguar plehrat në Sharrë, pasi kjo kërkon 2-3 milionë euro fonde në vit. Për këtë arsye, Bashkia i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do bënte të mundur depozitimin e mbetjeve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje.
Mbyllja e landfillit të Porto Romanos dhe pamundësia financiare e bashkisë ka bërë që kjo e fundit të depozitojë mbetjet në qytetin e Manzës.
Banorët e pyetur nga Euronews Albania e kundërshtojnë ardhjen e plehrave në Manëz.
“Më datë 5 natën kanë ardhur shumë kamionë, 15-20 kamionë të shoqëruar nga forca të shumta policie dhe kanë shkarkuar mbetjet këtu. Ka qenë një katastrofë edhe më e madhe sepse i është vënë flaka dhe tymi e bllokoi gjithë zonën”, – thotë një banor.
Bashkia e Durrësit angazhohet se brenda kësaj jave do të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbledhjen dhe depozitimin e plehrave të qytetit.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër