Durrësi s’ka mjete motorike të licencuara në fushën e turizmit, thotë zyrtari

21 Korrik 2022 | 09:21

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Bregdetit në Durrës, Shpëtim Çiku tregoi se konkretisht në Durrës nuk ka mjete lundruese motorike që janë të licencuara në fushën e turizmit, ndryshe nga jugu që ka specifika të tjera.

Zyrtari sqaroi se në regjistrin detar nuk ka asnjë mjet të regjistruar të tipit anije, motoskaf etj, që shërben për transport turistësh.

Sa i takon sigurisë së pushuesve, Çiku u shpreh se ka nisur monitorimi dhe inspektimi i gjithë subjekteve që kanë një kontratë stacion plazhi për t’u siguruar që përmbushin gjithë kriteret.

Ai tregoi se në plazhin e madh në Durrës janë rreth 300 subjekte, një pjesë e mirë e tyre të pajisura me pikë vrojtimi, roje bregdetare dhe mjetet e duhura të shpëtimit.

Pyetur nga gazetarja Loneta Progni për një shifër të saktë, Çiku nuk deklaroi asnjë. Ai u shpreh se vetëm 10-15 për qind e subjekteve mund të mos i përmbushnin të gjitha kriteret.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen dhe t’i binden më shumë urdhrit të vrojtuesit të plazhit në mënyrë të mos rrezikojnë të futen në det kur kushtet janë të këqija.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete,...
17:45 | 19/07/2026

Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
15:21 | 19/07/2026