Emrat| U kapën me armë, municione dhe lëndë narkotike, 15 të arrestuar në Durrës
Janë arrestuar dhe ndaluar 15 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje pas zhvillimit të operacionit policor të koduar “Summer”.
Nga hetimet, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 persona, duke arrestuar 13 dhe shpallur në kërkim 3 të tjerë. Ndër të arrestuarit janëDurim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj dhe shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë Xhuliano Xhaferi 27 vjeç, për posedim droge dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, për posedim armësh. Katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për posedim të vogël të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celularë, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet hetimore janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë