Dy deputetë mbështetës të Bashës, pjesë e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit

30 Prill 2022 | 12:50

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, nuk janë të pranishëm vetëm anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha raporton se në Kuvend ndodhen edhe 2 deputetë të cilët janë mbështetës të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Deputetja e Vlorës, Ina Zhupa dhe deputeti i Beratit, Kasem Mahmutaj janë pjesëmarrës në punimet e këtij Kuvendi.

Ndërsa, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Brendshëm, Arben Imami janë disa nga emrat e rikthyer në Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën...
18:20 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026