Dy deputetët e PS-së që nuk votuan tre projektligje të buxhetit 2026
Në një seancë maratonë, parlamenti miratoi në parim buxhetin e vitit 2026 me 83 vota pro të maxhorancës dhe 32 kundër të opozitës.
Një detaj i veçantë ishte se dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, nuk morën pjesë në votim për tre projektligje të paketës fiskale, konkretisht:
Erion Braçe nuk votoi për projektligjin: “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”; Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk votoi).
Ndësa Vullnet Sinaj nuk votoi për dy projektligjet e tjera të paketës fiskale, “Për marrëveshjen e paqes fiskale” – Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk votoi) si dhe “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”; Votimi: 82 pro, 30 kundër (Sinaj nuk votoi).
Pikat kryesore të këtyre projektligjeve:
Projektligji “Për sistemin e taksave vendore” përjashton nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të gjitha investimet e financuara nga buxheti i njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe ndërtime për qëllime publike në arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” parashikon faljen e rreth 500 milionë euro detyrime dhe gjoba të papaguara nga bizneset deri më 31 dhjetor 2014. Po ashtu, lehtësohen detyrimet e krijuara nga 2015 deri në 2024, me kusht që një pjesë e borxhit të paguhet brenda vitit 2026.
Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale” propozon një marrëveshje maksimum 3-vjeçare me bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë. Sipas modelit, mbi fitimin e deklaruar do të shtohet një marzh 18%, dhe çdo fitim që tejkalon këtë prag do të tatohet me 5%. Praktikisht, një biznes me fitim 15 milionë lekë do të ketë një shtesë prej 2.7 milionë lekësh, duke e çuar fitimin në 17.7 milionë lekë, i cili do të tatohet me 15%, ndërsa çdo lekë mbi 17.7 milionë do të tatohet me 5%. Ky është favor për bizneset e mëdha, që aktualisht çdo fitim e tatojnë me 15%.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s