Dy ditë më parë u shfaq krah Berishës, gjendet i vdekur në hotel ish-ambasadori
Ish-ambasadori gjerman në Shqipërinë e viteve 1990, Werner Daum, është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në Kavajë.
Diplomati kishte mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri, ku vetëm dy ditë më parë, më 10 korrik, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Partia Demokratike në Kavajë për inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo.
Sipas Policisë së Shtetit, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Ish-ambasadori gjerman W. D., 82 vjeç, është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Golem. Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave”, njoftoi zyrtarisht policia.
Diplomati 82-vjeçar ishte një nga figurat më të njohura që mbështeti shqiptarët në ditët e vështira të korrikut 1990.
Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët në vitin 1990, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.
Në një intervistë më vonë, ai pranoi se e bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit.
Werner Daum do të kujtohet si diplomati që guxoi të veprojë për lirinë e shqiptarëve, në një nga momentet më vendimtare të historisë moderne të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë