Dy grabitje me armë brenda pak orësh në Mitrovicë, policia jep detaje

5 Qershor 2023 | 10:40

Dy grabitje me armë kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në Mitrovicën e Jugut në Kosovë.

Sipas informacioneve nga policia kosovare, njëri prej rasteve ka ndodhur në fshatin Kqiq i Vogël, ku dy një person ka denoncuar se dy persona ia kanë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Ndërkohë që rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Rifat Vidishiçi”, ku një person i maskuar e ka grabitur një shumë parash nga arka e një biznesi dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kosovës bën me dije se rastet po hetohen dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetim nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026