“Dy nëna minorene kanë lindur në Korçë”, flet përgjegjësi i martenitetit

7 Shtator 2024 | 13:10

Gjatë 24 orëve të fundit në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene, njëra prej të cilave është 14 vjeçarja së cilës policia i ka arrestuar bashkëjetuesin

Përgjegjësi i martenitetit të Korçës Mishel Papakozma bën me dije se shëndeti i dy nënave dhe bebeve të tyre është i mirë.

“Janë dy lindje, njëra nga një nënë 15 vjeçare dhe një tjetër nga një nënë 14 vjeçare. Kanë kryer lindje normale.

Nga ana tjetër Papakozma ngre shqetësimin për vajzat e kësaj moshe kur tha se nuk është kjo mosha e duhur për t’u bërë nëna

“Në gjithmonë e kemi thënë që e mira është që vajzat të arrijnë moshën e pjekurisë para se të bëhen nëna”,-tha Papakozma.

Rasti i dytë ka të bëjë me një 15 vjeçare nga qyteti i Korçës, rast për të cilin policia ka nisur hetimet e nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026