Dy nga pesë kandidaturat e propozuara regjistrohen në primaret e PD-së në Pogradec

12 Nëntor 2022 | 10:48

Nga 5 kandidatë të propozuar nga grupseksionet e PD në Pogradec vetëm 2 kandidatura e kanë plotësuar formularin për t’u bërë pjesë e primareve.

Inxhineri dhe një nga themeluesit e PD Pogradec, Zihni Tollozhina dhe Oligert Muçllari me profesion ekonomist kontabël, do të përballen me njëri-tjetrin se kush do të marrë votëbesimin e antarësisë për të qenë kandidati përballë Ilir Xhakollit në zgjedhjet e 14 majit.

Nuk janë bërë pjesë e garës, kryetari aktual i kësaj dege, Genti Cela i cili ishte propozuar nga antarësia, ish-kryebashkiaku Eduart Kapri, po ashtu nuk e ka plotësuar formularin dhe një nga biznesmenët më të njohur në Pogradec, Bajram Fezollari.

Dy emrat e fundit u diskutuan mjaft në ditët e fundit në qytet si dy kandidatura të forta më të rimarrë bashkinë e Pogradecit, por nuk u bënë pjesë e garës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026