Dy të vdekur pas stuhisë së fuqishme që përfshiu Malin e Zi
Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë ka goditur Malin e Zi.Dy persona u vranë.
Një shtetas turk humbi jetën në një kantier ndërtimi në Çanj gjatë një stuhie të fortë.
Siç raporton “Vijesti”, punëtori ndodhej në vinç , i cili u rrëzua gjatë erërave.
Gjithashtu, një person me iniciale të P.D., ka vdekur në kantierin e fushës së golfit në Lushticë. Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë së Sigurisë së Tivatit, të cilët po hetojnë.
Rreth orës 10 Tivati u godit nga një stuhi e madhe, e cila shkaktoi reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima.
Portali Primorski raporton se era ka shkulur pjesë të pemëve në Bar dhe se makina janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë.
Përveç kësaj, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit.
Një varkë me dy shtetas të huaj është përmbysur në liqenin e Shkodrës, por me ndërhyrjen e shpejtë të zyrtarëve të PK-së, ata persona kanë shpëtuar, thanë Portali RTCG nga Parqet Kombëtare të Malit të Zi.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu