Dy raporte për territorialen/ PS e PD nuk bien dakord, fjalën e fundit e ka Kuvendi

21 Tetor 2022 | 16:02

Mazhoranca dhe opozita do të depozitojnë në kuvend dy raporte të ndryshme.

Pas muajsh diskutime në komisionin e reformës territoriale për një ndarje të re administrative PS e PD mbyllën sot punimet pa asnjë dakordësi mes tyre.

PS nuk u tërhoq nga varianti i saj fillestar duke I qëndruar ndarjes aktuale me 61 bashki.

“Kuptuam që ne nuk kemi shumë eksperiencë në ndarje, kemi shumë më tepër eksperiencë në bashkim. Pjesa e mashorancës i rekomandon Kuvendit vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe të gjithë aktorëve qendror dhe lokalë , vendas dhe partnerë ndërkombëtarë për konsolidimin e 61 njësive të vetëqeverisjes vendore drejt krijimit të bashkive që realizojnë veprimtarinë e tyre bazuar në parimet e qeverisjes së hapur.”- tha Anila Denaj.

E pa lëkundur qëndroi edhe Partia Demokratike kundrejt propozimit të tyre fillestar për të shtuar numrin e bashkive, e për ta çuar në 94.

“riorganizimi i bashkive dhe krijimi i bashkive të reja  rurale do të  krijoj kushte për zhvillimin ekonomik lokal, rural, agroturizëm  dhe rigjallërim të jetës sociale, ekonomike politike në pritshmëri për të frenuar shpopullimin.

Numri i të zgjedhurve vendor rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë.”- tha Dhurata Çupi.

Dy raportet tashmë do t’i dërgohen parlamentit që do të miratojë apo rrëzojë njërin prej tyre.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vendimet e konfiskimit të 8 pallateve dhe shtesave pa leje. Harta e tyre shtrihet nga Farka në periferi të Tiranës, deri te sheshi “Skënderbej”. Nga tetë rastet, vetëm në një rast ndërtuesit e kanë dhuruar vetë shtesën pa leje. Të tjerat u janë nënshtruar konfiskimit sipas vendimit të shtatorit të Qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026

Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit publik që pati përpara kamerave me kreun e PD-së,...
20:02 | 15/07/2026