Dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

1 Korrik 2021 | 16:40

Në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë evidentuar vetëm dy raste të reja, ndërsa pesë qytetarë janë shëruar nga coronavirus.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, ndërkohë rritja e kapaciteteve testuese nuk është shoqëruar me rritje të shkallës së pozitivitetit dhe ky tregues fakton se gjendja epidemiologjike në Shqipëri është e qëndrueshme.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1.

Në total kanë humbur jetën nga coronavirus 2,456 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast i variantit “Delta” të COVID-19.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026