Dy të tretat e adoleshentëve francezë shpenzojnë më shumë kohë seç duhet përpara ekranit
Dy të tretat e adoleshentëve francezë shpenzojnë më shumë se dy orë ulur përpara ekranit të celularit apo kompjuetrit të tyre dhe nuk bëjnë ushtrime fizike, sipas agjencisë së shëndetit në vend.
Kjo rutinë e të jetuarë mund të shfaqë probleme në shëndet si obezitet, probleme me të ushqyerin, probleme me gjumin etj.
Adoleshenca është një periudhë kryesore gjatë së cilës zakonet e fituara kanë tendencë të vazhdojnë ose madje bëhen më të theksuara në moshën e rritur me efekte shoqëruese në shëndet “, tha ANSES në një deklaratë.
“Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme, gjatë së cilës zakonet e fituara kanë tendence të bëhen më të theksuara në moshë më të rritur së bashku me efektet shoqëruese në shëndet”, thuhej në deklaratën e agjencisë.
Ata e shpjeguan situatën aktuale me një “bollëk” të teknologjive të reja digjitale të cilat inkurajonë një mënyrë jetese dembele.
Ky studim është kryer para se Franca të futej në izolim për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, të cilën agjencia e përshkroi si një “tendencë drejt pasivitetit fizik”.
Nën izolimin aktual në Francë, qytetarët lejohen të ushtrohen fizikisht për një orë në ditë, por palestrat janë të mbyllura dhe sportet në grup nuk lejohen.
Agjensia tha se kjo lloj mënyrë jetese shtyn qytetarët që ta kalojnë kohën ulur ose shtrirë përpara një ekrani për më shumë se dy orë në ditë. Pasiviteti fizik është më pakse 60 minuta aktivitet fizik në ditë.
Të paktën 49% e adoleshentëve midis moshës 11 dhe 17 paraqesin një rrezik shumë të lartë shëndetësor, karakterizuar nga deri në katër orë e gjysmë përpara ekranit ekranit në ditë dhe/ose më pak se 20 minuta aktivitet fizik në ditë.
Rreth 17% e adoleshentëve kalojnë më shumë se katër orë e gjysmë përpara ekranit dhe ushtrohen fizikisht më pak se 20 minuta.
Për moshat 11-14 vjeç, vajzat kanë më pak të ngjarë se djemtë të praktikojnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë, tha agjencia.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve