Dy viktima në pak orë, Hajdarmataj: Policia ka dështuar në aspektin e parandalimit
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se Policia e Shtetit ka dështuar në aspektin e parandalimit të ngjarjeve kriminale, duke iu referuar vrasjeve në Elbasan dhe Sarandë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdarmataj u shpreh se policia nuk po arrin që të kontrollojë territorin.
“Jemi në dy raste ku kemi të bëjmë me konfklite të tjera, për motive të dobëta. Pjesa më e dobët që unë vazhdoj ta theksoj është pjesa e parandalimit, që Policia e Shtetit nuk po arrin që të kontrollojë territorin. Marrim rastin e Elbasanit, autori kishte një pistoletë ose ja dërguan kaq shpejt, në aspektin e parandalimit, unë gjithmonë theksoj që Policia e Shtetit është e dështuar. Kjo për shumë faktorë të ndryshëm dhe kryesisht unë them është për shkak të humbjes së besimit, Policia e Shtetit nuk është më e besueshme te qytetarët dhe brenda strukturave të saj”, theksoi Hajdarmataj.
Dy ngjarje të rënda tronditën vendin mbrëmjen e së mërkurës.
Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android