Dy vite pas tragjedisë së Himarës, kthehet rreziku nga mjetet lundruese

9 Korrik 2024 | 16:33

Në gusht të 2022-shit një 7-vjecare humbi jetën tragjikisht në plazhin e Himarës, pasi u përplas nga një skaf teksa vogëlushja notonte në breg të detit, ndërsa vetë drejtuesi i skafit e kishte thyer kufirin e perimetrit të sigurisë.

Në atë kohë vetë kryeministri Rama, në shenjë reagimi ndaj tragjedisë premtoi se do të ngrihej një njësi speciale e monitorimit në plazhe, e cila fillimisht pati një reagim të shpejtë duke bllokuar e gjobitur poseduesit e mjeteve lundruese.

“Por, sot dy vite pas ngjarjes duket se tragjedia e Himarës është harruar. Mjete lundruese dhe sidomos jet ski vazhdojnë të thyejnë perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët duke u kthyer në kërcënim serioz për jetën e pushuesve”,-gazetarja Anxhela Lushkaj.

Në plazhet e Sarandës nga një vëzhgim i thjeshtë të bie në sy përdorimi i mjeteve lundruese nga adoleshente, të cilët nuk respektojnë as rregullat e sigurisë.

“Prej datës 1 korrik kur jet skit kanë nisur aktivitetin e tyre , Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare ka ndëshkuar me masë administrative deri në 100 mijë lek apo bllokim të mjetit lundrues 30 drejtues jetskish në ujërat e Sarandës, Ksamilit dhe Borshit”,-tha gazetarja.

Shkelja e perimetrit të sigurisë dhe mosposedimi i dokumentacionit përkatës janë dy nga shkeljet kryesore të drejtuesve të Jetskive dhe skafeve që kryesisht përdoren nga turistët në sezonin veror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026