Dyfishohen të ardhurat nga qiratë e pronave të konfiskuara

5 Mars 2025 | 14:55

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024, kapin vlerën e 159 mln lekëve.

Në raport me vitin 2023, kur u mblodhën 81 mln lekë, shuma është dy herë më e lartë dhe kjo rritja është realizuar përmes eficiencës dhe mirëmenaxhimit, si edhe uljes së shpenzimeve për administrimin e pasurive.

Shifrat dalin në raportin e Agjencisë që administron Pronat e sekuestrura, e cila në bazë të ligjit, nxjerr të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta.

Qiradhënia e këtyre pasurive ndihmon në mbulimin e kostove të administrimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Ndërkohë, pasuritë që amortizohen ose konsiderohen të papërdorshme mund të kalojnë në procedura shitjeje.

Më herët, Agjencia publikoi edhe një katalog me të gjithë pronat e konfiskuara, të cilat janë rreth 250 të tillë, të shpërndara në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në Tiranë dhe Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026