Dyfishohen vetëvrasjet në Elbasan/ Mustafaraj: Shkaqet që po çojnë drejt këtij akti
Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Gjatë vitit 2023 sipas të dhënave të policisë Elbasan është dyfishuar numri. Ekspertët bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë këtë akt ekstrem.
“Vetëvrasja është akti i fundit i të gjithë zinxhirit të problematikës lidhur me çrregullimin e humorit. Që do të thotë ka pasur disa episode disa ngjarje, disa problematika derisa kanë çuar tek ky vendim, e cila është e pakthyeshme për individin. Ajo që duhet të kemi parasysh që të gjithë rrethi social familjar në rastet e këtyre individëve, ndoshta ndaj ndryshimeve të sjelljeve të tyre mund të kapin në kohë dhe të parandalojnë një ngjarje të kësaj natyre”-tha Elona Mustafaraj, psikologe klinike.
Mustafaraj, thekson se vetëvrasja vjen pas një sërë vështirësish, ndërsa shkaqet janë të shumta.
“Janë disa shkaktar që kanë çuar apo po çojnë individët drejt këtij akti. Mund të jenë ndryshimet e mëdha jetësore, mund të jenë problematika të natyrës sociale, ekonomike, por mund të jenë edhe problematika të pa trajtuara të shëndetit mendor”
Publikimi i rasteve sipas specialistëve është një nxitës që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek personat e tjerë.
“Ka një nxitje ose një efekt domino publikimi i këtyre rasteve. Nëse ka individë të cilët mund të kenë menduar që kanë humbur interesin për jetën ose kanë pasur mendime të lidhura me vdekjen dhe vetëdëmtimin, në momentin që bëhet publike një ngjarje dhe mënyra sesi veprimi kryhet, kjo e nxit individin ose i jep atij një model një shembull”-tha ajo.
Shëndeti mendor, ashtu si i gjithë organizmi ka nevojë për kujdes dhe kurim, neglizhenca edhe në këtë rast çon në rëndim të gjendjes deri në rrezikim të jetës. Në Elbasan, gjatë vitit 2023, janë evidentuar gjithsej 10 raste të vetëvrasjes. Krahasuar me vitin 2022, ka një rritje, konkretisht 5 raste më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)