Dyshimet për kokainë në portin e Durrësit, gjykata lë në burg 8 persona
Gjykata e Durrësit lë në burg 8 nga 20 të arrestuarit e kontejnerit me banane, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit Afrim Shehu që kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 8 nga 20 të arrestuarit.
Konkretisht për Gentian Halilin, operator i kompanisë Mariner, Rajd Bletën, punonjës i FSP, Gjergj Doraci, FSP, Shefqet Elezin, Profit Tola, Skënder Plaku, FSP, si dhe Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë ”Zico” sh.a.
Për Armand Murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdinin, Adem Brasha, Veis Kucin dhe Jurgen Gjecci akuza kërkoi pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.
Ndërkohë, për shtetasit Azgan Zeka, Kastriot Duccka, Mentor Dyrmishi, Ali Bajrami, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara u kërkua vetëm masa e sigurisë ”detyrim paraqitjeje”.
Më datë 17 policia arrestoi punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn, 2 operatorë firme si dhe punonjësin dhe shoferin e kompanisë pritëse të konteinerit.
Arrestimi i tyre erdhi pasi në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori mungonin 49 arka. Anija që e solli në Shqipëri ka bërë 3 ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës.
LEXONI GJITHASHTU
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 20:46 FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë
- 20:34 Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin
- 20:33 UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League
- 19:58 Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë