Dyshohet se kultivoi 287 fidanë kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Skrapar

18 Maj 2024 | 09:58

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Skrapar, pasi dyshohet se kultivoi në pyllin e fshatit Rehovë 287 fidanë bimë narkotike kanabis.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se fidanët e bimëve narkotike janë asgjësuar përmes djegies.

Po ashtu bëhet e ditur se i riu kishte përgatitur disa vende për kultivimin e drogës, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Skrapar-Kultivoi në pyllin e fshatit Rehovë, 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë), arrestohet 27-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, fidanët narkotikë.

Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”

Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë.

Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026