Shkodër| Sekuestrohen rreth 65 kg kanabis në formë çokollate
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër doli këtë të diel në një konferencë për shtyp, ku tregoi rezultatet e orëve të fundit të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”.
Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate e gjetur brenda një tuneli është sekuestruar, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak brenda në një makinë të parkuar afër tunelit.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër” dhe “Tempulli 2”, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje.
Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate. Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.
Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.
Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë