Dyshohet se përdhunuan 31-vjeçarin, 2 të arrestuarit dalin para Gjykatës në Elbasan

19 Prill 2024 | 10:42

Mbahet Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj dy personave që akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore.

Paraprakisht mësohet se Prokuroria do të kërkojë “arrest me burg pa afat” për B.Jollen i cili ka pranuar pjeserisht ngjarjen. Jolla para oficereve te policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin. Ndërkohë për R. Ballën prokuroria do të kërkojë “arrest me burg me afat” pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Pritet që alibia të cilën mbrojtja e pretendon se e ka të dokumentuar me pamje filmike, të vërtetohet nga hetimet e organit të akuzës.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij, e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë herë djali shkonte në vendin e rojes dhe dërgonte kafene, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026