Dyshohet se po përgatiste një vrasje me pagesë, arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup! Gjendet arsenal armësh
Një 42-vjeçar serb është vënë në pranga nga autoritetet në Shkup. Arrestimi i tij erdhi pas një aksioni të përbashkët mes policisë RMV-së dhe Serbisë pas dyshimeve se ai po përgatiste një vrasje me pagesë.
Ai u gjet në Shkup. Gjatë bastisjes, policia zbuloi një arsenal armësh. Midis sendeve të sekuestruara janë një pistoletë CZ, një thikë ushtarake dhe një uniformë e zezë.
Sipas hetimit, 42-vjeçari kaloi ilegalisht kufirin. Ndër të tjera, atij iu gjet kartë identiteti serbe e një personi tjetër, të cilën e përdori për identitet të rremë.
Ai mësohet se është i lidhur me një grup të krimit të organizuar dhe se ai mbërriti në Shkup me një detyrë specifike.
Institucionet kompetente po vazhdojnë hetimin për të përcaktuar personin që urdhëroi sulmin, motivet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të të dyshuarit.
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës
Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues