Dyshohet se trafikuan 1 ton kokainë nga Amerika Latine, lihen në burg të arrestuarit
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtatë personat e arrestuar si të përfshirë në një rrjet kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine në Shqipëri.
Të ndaluarit janë Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe efektivi i policisë Erjon Dani, ish-drejtues i krimeve në Komisariatin Nr.3 në Tiranë.
Operacioni, i zhvilluar në disa qytete të vendit, është bazuar në hetimet e nisura pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, që grupi kriminal përdorte për trafikun e drogës.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sasia e drogës që ky grup ka trafikuar arrin deri në 1 ton.
Nga 13 urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK, janë ekzekutuar 8 masa, ndërsa 5 persona janë ende në kërkim nga autoritetet.
Materialet iu janë përcjellë Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për procedim të mëtejshëm.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh