Dy atentate të ndodhura mbrëmjen e së mërkurës tronditën vendin. Atentati i parë u regjistrua në Lezhë, rreth orës 20:00, ku pasi u qëllua me armë nga persoan të panjohur humbi jetën babai i Roan Brahimit.
Një orë e gjysmë më vonë, në Tiranë, katër persona u qëlluan brenda një mjeti tip “G-Class” në Unazën e Madhe të Tiranës.
Policia dyshon se atentati në Tiranë mund të ketë lidhje me atë të Lezhës. Sipas hetimeve, automjeti ku udhëtonin katër të rinjtë mund të jetë ngatërruar me një tjetër, pasi gruaja e Roan Brahimit, të cilit iu vra babai në fshatin Planë të Lezhës vetëm një orë e gjysmë para atentatit në Tiranë, dyshohet të ketë qenë shenjëstër e vrasësve. Kjo vjen për shkak të ngjashmërisë së mjetit të përdorur nga ajo që është i njejtë me atë që ra pre e plumbave, por ka vetëm një numër dhe një germë të ndryshme në targa. Gjithashtu, gruaja e Brahimit jeton në të njëjtën zonë me personat që u plagosën dhe mund të ketë qenë targeti i këtij atentati.
Përsa i përket ngjarjes në Lezhë, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra në vigjilje të Pashkës, ndërsa djali i tij u ekzekutua gjithashtu në vigjilje të Pashkës më 9 maj 2024 në Athinë, përpara gruas dhe fëmijëve të tij.
Bashkëshortja e Roan Brahimit ende nuk është marrë në pyetje, pasi ndodhet në zonën e Lezhës, ku po kryen homazhe për vdekjen e vjehërrit të saj. Pas përfundimit të këtyre homazheve, ajo mund të merret në pyetje nga policia. Policia ka dyshime se ajo mund të ketë qenë shenjëstër e atentatorëve pasi dhe nga dëshmitë e të plagosurve në mjetin “G-Class” e përforëcojnë idenë se mund të ketë ndodhur ngatërrim i shënjestrave.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurve në Tiranë informohet se 11-vjeçari D.D. ka marrë ndërhyrje në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
19-vjeçari K.M. ka pësuar plagë në krah dhe ndodhet në gjendje stabël nën monitorim, i shtruar në një spital privat.
17-vjeçari M.D. ka marrë plagë në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe 34-vjeçari A.S. ka pesuar 5 plagë të lehta në krah, po ashtu dhe ai nodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Atentatorët ngatërruan objektiv? Dyshohet se donin të vrisnin gruan e Roan Brahimit
- Çfarë dihet deri më tani nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë