“Dyshojmë se trupat e pajetë janë në det”, vëllai i Sulovarit apel për ndihmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gëzim Krasniqi, vëllai i Fatmir Krasniqit i njohur ndryshe dhe si Fatmir Sulovari, tha në një intervistë për Euronews Albania se dyshon në vrasjen dhe zhdukjen e të vëllait dhe shokut të tij të njohur si Koçolja.

Sidoqoftë, ai pohoi se s’mund t’i vënë gishtin askujt për aq kohë sa nuk kanë pasur asnjë konflikt.

Ndërsa, tha se Rrumbullaku iu kishte premtuar vijimin e kërkimeve, Krasniqi tregoi se do të përqendrohen në det.

- Advertisement -

“Mund të jenë hedhur në det, një mundësi është që të jenë hedhur në det, mundësia tjetër është të jenë hedhur në zonat rrotull, se dhe unë nuk i di mirë ato zona. Jemi mbi 30-40 veta që për 15 ditë kemi kontrolluar me imtësi çdo gjë, por s’kemi pasur mundësi më tepër. Kemi kontrolluar nëpër pyll, nëpër ferra, në këneta, në lumenj, kanale, të gjitha,” – u shpreh Gëzim Krasniqi.

Familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Austria u bën ofertë të kushtëzuar Bullgarisë dhe Rumanisë për Schengen

Austria e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve brenda Bashkimit Evropian, që Rumania dhe Bullgaria të pranohen në zonën për lëvizje të lirë,...

Rusia do të mbajë zgjedhje presidenciale në katër rajone të aneksuara në Ukrainë

Rusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në katër rajone të aneksuara ilegalisht në Ukrainë vitin e ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Vitin e kaluar,...

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar për shkak të kaosit në Kuvend përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në...

TË FUNDIT

Kush mund ta qeverisë Serbinë? Analisti: Beogradi nuk e do më Vuçiçin

Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të vinte bast për fitoren e Vuçiçit në Serbi. Ai tha...

Krahu i djathtë i Dumanit: Vrasjen e biznesmenit te liqeni e porositi Eldi Dizdari

Henrik Hoxha kërkon t’i rikthehet statusi si i penduar, pretendon për herë të parë emër tjetër si porositës i atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Në...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×