“E dashur Klea Rama…” Agon Shehaj nxjerr videon e zv. ministres: Skandal

12 Dhjetor 2024 | 22:04

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në Shqipëri shteti ka marr fund pasi mjafton vetëm të përmendësh emrin e kryeministrit dhe shteti vihet në lëvizje.

Ai ndau rastin e ndodhur para një viti ku një 20 vjeçar duke përdorur emrin Klea Rama mashtori zëvendës ministren e arsimit duke i propozuar asaj bërjen e një projekti.  Sipas sherhajt mjaftoi vetëm përmendja që djali ka bërë si “mbesë e kryeministrit” që zëvendës ministria ti vinte të gjithë në punë e të shpallte konkurse. Ai madje nxori edhe një video ku zëvendës ministria i uronte “Gëzuar festat 2024”.

“Do tregoj diçka që është vërtet absurde dhe tregon që shteti ka marr fund.  Para një viti në shtator një djalë nga Devolli 20-vjçar i dërgon një sms zëvendësministres së arsimit dhe i thotë jam Klea Rama, mbesë e kryeministrit Edi Rama dhe dua t’ju propozoj një projekt për shkollat e mesme. Për këtë u bë një hetim më pas.

Zëvendës ministria nuk e verifikoi fare se kush ishte por i vuri të gjithë në punë, krijoi grupet e punës, koordinatorët, hapi konkurse dhe një vit rresht u vunë në lëvizje se ky djali u prezantua si mbesa e kryeministrit. Ka video ku drejtoresha e shkollës mbledh nxënësit dhe u lexon mesazhin e Klea Ramës, kjo edhe sikur të ishte e vërtet është skandaloze”, tha Agron Shehaj ndërsa nxori edhe videon e zëvendës ministres së arsimit, Nina Guga teksa falënderon “Klea Ramën” dhe i uron asaj festat e fundivit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026