E dënuar nga gjykata për prostitucion, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë
Një 34-vjeçare e dënuar për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni u arrestua këtë të shtunë nga policia e Tiranës.
Shtetasja me inicialet A. Xh., banuese në Tiranë, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë së kryeqytetit, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat u kap dhe ndalua shtetasja A. Xh., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit””, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni