Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion, arrestohet pronarja e lokalit në Tiranë

27 Korrik 2024 | 11:25

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet

Një 52-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në lokalin e saj në rrugën “Kastriotët” shfrytëzonte disa vajza të reja për prostitucion.

Në pranga ëprfundoi dhe një 20-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ushtronte veprën penale të”Prostitucionit”.

Ndërkohë që u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy vajza të tjera, respektivisht shtetaset shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Dyshohet se pronarja e lokalit i shfrytëzonte për prostitucion vajzat në fjalë duke i gjetur klientë që vinin në biznesin e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë, në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026