Vëllai i 41-vjeçarit që abuzoi me të miturën: U shkruante të gjithëve, u thoshte…

24 Korrik 2024 | 11:12

Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, 41-vjeçarit i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot, ka dhënë një deklaratë për media.

Në prononcimin e tij, ai nuk e mohoi që i vëllai të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, por kërkoi dhe arrestimin e të miturës.

Sipas tij vajza i shkruante gjithë fshatit, ku i ofronte marrëdhënie seksuale kundrejt një pagesë për 30 mijë lekë të vjetra.

“Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllinin gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrdhenie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Hajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen. Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithëve. Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos më sillni probleme. Kërkoj drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe më fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka e per budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon edhe mua nesër, ajo me ofendonte edhe mua”, tha ai.

Në lidhje me rastin u arrestua dhe një 26-vjeçar, i cili sipas policisë shfrytëzonte për prostitucion të miturën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026