Flet e ëma e 16-vjeçare së abuzuar: Më thanë vinin 5 çuna, e merrnin me motor
Marsel Baçi, një 26-vjeçar nga fshati Podgorie i Maliqit dhe 41-vjeçari Selam Hyka janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur të moshës 16-vjeçare.
Në një prononcim për mediat e ëma e 16-vjeçares zbulon detaje tronditëse mbi abuzimin që i është kryer të bijës.
Ajo tha se një banore e fshatit i tha se persona me motor vinin dhe merrnin vajzën duke e çuar në mal. Ajo tha se pasi bisedoi me vajzën, e mitura i tregoi se abuzohej seksualisht nga disa persona. Sipas 16-vjeçares dy personat e arrestuar e kërcënonin se do ta vrisnin nëse tregonte.
“Jemi në sherr me njerëzit, ai vinte e merrte lart, e genjente dhe dihej çfarë i bënte. Kisha disa kohë që vinte me motor, e merrte me motor. Vajza nuk tregonte, me tregoi një grua nga fshati. Vajza nuk me tregoi asgjë. Kam folur me vajzën, trego i thoja. Por ai vinte i priste rrugën me motor, e kërcënonte. E çova vajzën te doktori, e vizitova. Vajzën e kam të sëmurë. Ai e kishte zhveshur lakuriq. Vajza tha se thërriste por ai nuk e linte të ikte. Erdhi policia dhe e arrestoi. Nuk e kemi komshi, shtëpinë e ka larg. Vajta e takova dhe me goditi, më theu dorën. Ai fliste dhe në telefon me vajzën. Vajza nuk tregonte se ai e kishte kërcënuar që mos tregonte. Vajza tha se do vriste veten, do varej. Nuk e dua më jetën më tha”, tha e ëma.
E ëma e 16-vjeçares shtoi se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë, duke bërë që abuzuesit të mos kishin frikë për të ardhur në fshat.
“Ishin edhe nga Podgoria jo vetëm Leminoti. Ishin nja 5 çuna. Ata vinin, mund të kenë kryer marrdhenie seksuale. Nuk kisha çfarë i bëja. Nuk kisha as burrë”, tha e ëma.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së