“E drejta për t’u harruar”, Google fiton çështjen e ndjeshme të privatësisë
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur t’i japë të drejtë kompanisë më të madhe të kërkimit në internet, “Google”, përballë një institucioni francez për mbikëqyrjen e çështjeve të privatësisë.
Francezja “CNIL” kishte gjobitur motorin e kërkimit me 100 mijë euro në vitin 2016, sepse kishte refuzuar të hiqte informacione të ndjeshme nga rezultatet e kërkimit në internet globalisht, në atë që mori emrin çështja e “së drejtës për t’u harruar”.
Por, gjiganti i teknologjisë e apeloi gjobën, për të ardhur te vendimi i kësaj të marte nga gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian, që nuk e detyron “Google” të heqë lidhjet me të dhënat e ndjeshme personale të shpërndara më herët globalisht.
“E drejta për t’u harruar” u shpik pas vendimit historik të vitit 2014 nga një gjykatë spanjolle, e cila konsideroi të drejta pretendimet e një qytetari spanjoll për të hequr materialet rreth tij, që gjendeshin në kërkimet në “Google”.
Ky vendim u lejoi qytetarëve evropianë që t’i kërkonin kompanive të motorëve të kërkimit heqjen e informacioneve të papërshtatshme apo të papërditësuara në lidhje me ta. Por, vendimi i kësaj të marte nënkupton që “Google” mund të heqë lidhjet me materiale të papërshtatshme për personat në Evropë, e jo në mbarë globin.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)