“E gjeta gjysmë të zhveshur”, flet e reja që shpëtoi 9 vjeçaren nga abuzimi në Maliq
20 vjeçarja, e cila ka parë nga afër rastin në Maliq, ku një 68 vjeçar ngacmoi seksualisht një të mitur në fshatin Sheqeqras, ka dëshmuar detaje të reja nga ngjarja.
Ajo tregon se i njihte të dy, edhe të moshuarin Pëllumb Lamçen, edhe të miturën, për shkak se ishin banorë të të njëjtin fshat.
E reja dëshmon se 68 vjeçari e ka tërhequr të miturën pranë një prej këndit të lojërave dhe është dashur ndërhyrja e saj që ai të largohej nga 9 vjeçarja.
Dëshmia e saj:
“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme.
Pëllumb Lamçe, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.”
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit