Vrau 34-vjeçarin pasi i ngacmoi të dashurën, jepet masa e sigurisë për Darment Kelin
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arest me burg” për 25-vjeçarin Darment Kelin, i cili ekzekutoi me thikë në Astir 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.
Amarildo Hoxhallari humbi jetën pasditen e së shtunës në spital, pasi u godit 4 herë me thikë. 33-vjeçari u qëllua nga Darmen Keli, 25-vjeç për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Në dëshminë që Keli ka dhënë para policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari i ka ngacmuar të fejuarën. Sipas autorit të vrasjes, konflikti nisi pas dy personi që po lëviznin me motor në zonën e “Astirit” i ngacmuan me fjalë të fejuarën. Keli ka thënë se e ka parë ngjarjen nga ballkoni i shtëpisë. Fillimisht ai u ka thirrur nga ballkoni për të ndaluar dhe më pas ka zbritur në rrugë ku dhe është konfliktuar fizikisht.
Darmen Keli ka pranuar se e ka qëlluar disa herë me thikë, por nuk ka pasur qëllim të vriste. Hoxhallarin ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga 4 goditje më armë të ftohtë.
Të dielën, policia arrestoi dhe personin e dytë që ishte në motor më Hoxhallarin. Sipas të dhënave të para, shoku i Hoxhallarit që drejtonte motorin kanë qenë në gjendje të dehur.
Hoxhallari ishte dënuar më parë nga drejtësia, pasi në vitin 2015 u përfshi në atentatin ndaj Pajtim Serianit, një prej bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit