E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman e cila ka qenë prezentë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bashkë me presidenten e Kosovës dhe tri të mbijetuara tjera të luftës, ka reaguar pas seancës.
Ajo përmes një postimi në Facebook e ka quajtur presidentin serb, Goebbelsi i Millosheviçit.
“Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë.
Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve.
Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë”.
Pavarësisht se ne ishim ekip këshilldhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim.
Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë