E mbijetuara e masakrës së Borovës rrëfen tmerrin: Më vranë familjen, unë u plagosa

6 Korrik 2024 | 17:11

Kolonjarët dhe jo vetëm kanë përkujtuar ditën e sotme 81 vjetorin e Masakrës së Borovës, një nga masakrat më mizore në botë përsa i përket popullsisë civile. Forcat gjermane vranë dhe dogjën të gjallë në këtë fshat 107 banorë më 6 Korrik të vitit 1943. Viktima më e vogël ishte 4 muajsh dhe më i vjetri 84 vjeç. Jorgjia Simo Leka është e vetmja dëshmitare e gjallë e asaj dite tragjike, e cila tregon tmerrin që ka parë me sytë e saj teksa i vriteshin gjithë pjesëtarët e familjes.

“Nënë, babë, dy motra e dy vëllezër. Unë u plagosa por nuk zuri mirë. Babin erdhën nga poshtë erdhi një gjerman, e vrau te ura. Mami na merr na ngjit në kodër. Poshtë në kacubet ishim fshehur. Qëllon gjermani me automatik e vret vëllain e vogël. Motra e madhe e merr në krah të vdekur, na çon poshtë urës. Gjermanë të tjerë na dolën, vritet mami, motra, vëllai kurse unë plagosem lehtë. Motra del para meje dhe e vrasin gjermanët. Unë shpëtova, u ngjita lart në kodër”

Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai tha se ngjarja e Borovës nuk ishte një shesh dyluftimi por një vepër mizore e pamerituar ndaj një popullsie civile.

“Është e tillë. Ngjarja e Borovës nuk është një sheshluftimi ku forca luftuan se bashku patën viktima të ndërsjellta brenda kodeve të luftes. Një mëngjes njerëzit në punën e tyre u gdhinë të sulmuar e masakruar e i vetmi faj ishte që merrnin frymë në tokën e tyre”, thaisai.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të ambasadave austriake dhe gjermane.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026