E mbijetuara në Greqi: Vendosa nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat
Mes pasagjerëve që i mbijetuan përplasjes së tmerrshme të trenit në Greqi, jo shumë larg Larisës, është edhe Evdokija Cangli, pjesëmarrëse në reality show-n “Big Brother”.
Ajo tregoi për mediat greke se si arriti të shpëtonte nga treni i vdekjes.
“Isha në vagonin e tretë, në të cilin ishte një vajzë tjetër me macen e saj. E shëtisnim lart e poshtë dhe luanim me të. Ne po qeshnim”, tha Cangli.
Në momentin e përplasjes ajo ka arritur të ulet në vendin e saj dhe ata që ndodheshin në korridor nuk kanë shpëtuar.
“Ndjeva që vagonët po ktheheshin dhe godita fort ballin dhe hundën në sipërfaqen e fortë. Vagoni mori flakë menjëherë dhe ndjeva se flokët më kishin marrë flakë”, thotë Cangli.
Siç tregon ajo, paniku është një fjalë shumë e vogël për të përshkruar atë që po ndodhte në atë moment.
“Ne po kërkonim një mënyrë për të dalë nga vagoni, gjetëm një dalje përmes rrënojave dhe më pas kuptuam se distanca që na ndante nga toka ishte e barabartë me lartësinë e katit të dytë të një pallati banimi”, tregoi Cangli.
“Më duhej të vendosja nëse do të digjesha apo do të thyeja kockat duke rënë nga ajo lartësi. Zgjodha të hidhesha, por u përpoqa të zvogëloja lartësinë time. U mbajta pas vagonit për aq kohë sa munda të mbaja, dhe pastaj hodha xhaketën në tokë për të rënë pak më butë. Fatkeqësisht rashë në një gur dhe theva legenin”, tha ajo.
Cangli shpjegon se për shkak të adrenalinës nuk ka ndier dhimbje dhe ka nisur të vrapojë me njerëzit e tjerë, të cilët ishin po ashtu të plagosur, duke mos ditur se ku po shkonte.
“Thjesht vrapuam dhe inkurajuam njëri-tjetrin, faleminderit Zotit që jemi gjallë”, përfundoi Cangli.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)