E pazakontë në bregdetin e jugut, peshkaqeni dhelpër kapet në Borsh
16 Qershor 2026 |
11:41
Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka rënë një peshkaqen i tipit dhelpër, me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë afro 35 kilogramë.
Sipas peshkatarëve lokalë, kjo specie haset herë pas here në brigjet shqiptare, por kapje të tilla mbeten të rralla dhe kanë ngjallur interes të madh mes banorëve dhe pushuesve të zonës.
Menjëherë pas nxjerrjes në breg, dhjetëra qytetarë janë afruar për të parë nga afër dhe për të fotografuar peshkaqenin e kapur.
Peshkatarët theksojnë se, ndonëse deti i Jonit është i pasur me lloje të ndryshme peshqish, raste të tilla vazhdojnë të mbeten të pazakonta.
Lajme të Sugjeruara
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë