“E premtja më e nxehtë, temperatura deri në 41°C”,Gjoni: Do vazhdojë deri të dielën

21 Qershor 2024 | 10:26

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga rritja e temperaturave dhe dita e sotme do të jetë më e nxehtë e javës. E ftuar në Euronews Albania,  Anira Gjoni nga IGJEUM u shpreh se po përballemi me valët e para të të nxehtit të cilat do të na shoqërojnë deri ditën e diel, ditë kur pritet dhe një rënie e lehtë e temperaturave.

“Gjatë këtyre ditëve duke duke filluar nga e mërkura deri te dielën ne jemi përfshirë nën ndikimin e një vale të të nxehti, e para kjo për këtë verë dhe ka sjellë temperatura shumë të larta. Masa ajrore ka qenë e ngarkuar me grimca pluhuri të Saharasë. Kulmi i kësaj vale pritet të shkojë ditën e sotme në mesditë, ku pritet të kemi dhe maksimumin e temperaturave 41 °C “ tha ajo.

Ajo tha se temperaturat e larta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, pot do të ketë një ulje të lehtë në fundjavë.

“Temperaturat në zonat e ulëta ku përfshihet dhe kryeqyteti do jenë më të lartat. Ditën e shtunë dhe të dielën pritet të ketë një rënie të lehtë prej 2 °C dhe më pas javën tjetër të ketë ulje  temperaturash”, tha ajo.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026