E premtja e zezë në Vlorë, qindra besimtarë në ceremoninë e daljes së Epitafit

18 Prill 2025 | 19:33

Vlora është mbushur me atmosferën e shenjtë të Pashkëve , ndërsa qindra besimtarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në Kishën e Shën Theodhorit për të marrë pjesë në ceremoninë e daljes së epitafit.

Ky rit i lashtë dhe domethënës, që simbolizon vendosjen në varr të Krishtit, është një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe të Pashkëve

Nën tingujt e këngëve liturgjike dhe me qirinj në duar, besimtarët kanë ndjekur procesionin solemn që shoqëron epitafin, i cili bartet rreth kishës dhe në disa raste edhe në rrugët përreth saj. Atmosfera është mbushur me përkushtim, lutje dhe reflektim shpirtëror, duke krijuar një moment të veçantë për të gjithë të pranishmit.

Ceremonia u drejtua nga klerikët e kishës, të cilët theksuan rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe thirrën për paqe, dashuri dhe unitet mes njerëzve. Pashkët janë festa më e madhe për të krishterët, dhe çdo vit kjo ceremoni tërheq jo vetëm banorët e qytetit, por edhe vizitorë nga zona të tjera.

Vlora, me historinë dhe traditat e saj të pasura fetare, edhe këtë vit tregoi se mbetet një qendër e rëndësishme e besimit dhe kulturës shpirtërore në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026