“E prisnim për festë” nëna e Ilaria Sulës rrëfen telefonatën e fundit me 22-vjeçaren
Vrasja e Ilaria Sules është një nga ngjarjet më tronditëse ku e reja vetëm 22-vjeçe u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Samson. E gjithë Italia ka shkruar dhe është ngritur ne këmbë për këtë vrasje makabre e cila akoma ka mistere dhe drejtësia italiane është duke punuar për te ndëshkuar vrasësin.
Nëna e Ilaria Sulës ishte këtë të enjte në “People” në Euroneës Albania ku ka rrëfyer telefonatën e fundit që ka pasur me vajzën e saj.
“Kam pasur lidhje shumë të mirë me Ilarian. Më tregonte çdo gjë edhe kur bënte darkën në shtëpi, kur lodhej… Kur folëm në datë 25 më tha se do vinte në shtëpi që të festonim Bajramin të gjithë bashkë. Mezi po prisnim të vinte të festonim të gjithë bashkë. E prisnim për Bajram”,-tha nëna e Ilarias.
E pyetur nëse e dinte që Ilaria ishte ndarë nga ish-i dashuri, ajo u shpreh se jo, këtë nuk ia kishte thënë.
Megjithatë ajo rrëfeu se e ka parandjerë që diçka nuk shkonte mirë me vajzën e saj.
“Kam parë një ëndërr. Në 15-16 mars ne bëm një festë ku ishte edhe ilaia, e cila më tha që donte të bënte flokët me fije si tezja. Në ëndërr më doli sikur Ilarias i ishin prishur flokët. Por mendova se do ishte diçka me bojën e flokëve, në mëngjes kur u zgjova i shkruajta a e mori trenin, por ajo nuk më ktheu më përgjigje”,-tha nëna e Ilarias.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë