“E prisja një ftesë nga Kombëtarja”,- Murataj komenton vendimin e Sylvinhos

30 Maj 2023 | 20:57

Valentino Murataj, futbollisti i Partizanit, ekipit i cili triumfoi ditën e djeshme në Kampionatin Shqiptar, tha për “Kubin Sportiv” se e priste një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare për t’ju bashkuar, por kjo gjë nuk ndodhi.

Sipas  Murataj çdo futbollisti i cili del mirë në kampionat, apo del fitues i duhet dhënë mundësia që ai të tregojë veten në Kombëtare, pasi të qenurit pjesë e saj është ëndërr për çdo futbollist.

“Të jem me këmbë në tokë, unë mendoj se çdo lojtar që del mirë apo kampion në Kampionatin Shqiptar është e nevojshme një ftesë, që ai të tregojë veten.

Është shumë e rëndësishme që ta kesh këtë mundësi. Çdo futbollist e ka ëndërr kombëtaren. Është maja për një futbollistë të arrijë të luajë me kombëtaren e vendit të vetë”,-tha Valentino Murataj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026