“Vuçiç i tha popullit se Kurti do dëbojë serbët”, avokati: Në protestë dhe kriminelë

30 Maj 2023 | 20:33

Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, e cila është përshkallëzuar.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka dalë në media duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon gjakderdhje dhe dëbimin e serbëve nga Kosova.

Më tej ai theksoi se mes protestuesve në Veri ka pasur dhe kriminelë, të cilët kanë nxitur dhunën.

“Besoj se ai  vendosi që të kishte përshkallëzim mes serbëve të Kosovës përmes një retorike provokuese të shprehur dy netë më parë. Vuçiç u shpall në televizionin publik në Serbi dhe foli se si Kurti do të dëbojë serbët, se si Kurti është në kërkim të gjakderdhjes dhe do të bënte disa gjëra të tmerrshme. Një ditë më pas  patëm rebelim të serbëve në veri të Kosovës . Një pjesë e tyre kanë frikë nga aho që do të ndodhë sepse i druhen fjalëve të Vuçiç. Mes protestuesve pati dhe kriminelë të vendosur posaçërisht  për të nxitur dhunën. Ndaj besoj se Vuçiç e dëshironte një gjë të tillë. Në Beograd po shohim se  organizatat e ekstremit të djathtë po bëjnë protesta për atë që po ndodh në Kosovë.  Këtë protestë po e bëjnë në mënyrë që të ndalen protestat kundër qeverisë. Loja që po bën Vuçiç është djallëzor”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026