“E provojmë me forcë nëse do”- Tension në Kuvend, Noka përplaset me Sterkajn

3 Tetor 2024 | 09:57

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar deputetët socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Pjesë nga debati:

Paulin Sterkaj: “Hape rrugën se nuk jemi mirë as nga ana shëndetësore.”

Flamur Noka: “Unë jam shpallur armik nga regjimi, opozita është shpallur armike dhe ju po provokoni opozitën.”

Frrok Gjini: “Hapeni rrugën, Paulini do futet, unë do rri jashtë.”

Noka: “O Frrok, s’ka lidhje. Ne jemi në një betejë jetë a vdekje, ju e keni kthyer në një betejë humori. Ai po përpiqet të zhdukë opozitën.”

Sterkaj: “Nuk kam dëshirë të të shtyj me forcë, por mund ta provojmë nëse do. Nuk më ndalon dot të hyj brenda.”

Noka: “Jam në një betejë jetë a vdekje, kjo është betejë për parime, për pluralizmin dhe vendin.”

Sterkaj: “O Flamur, na dogje karriget. S’kemi ku rrimë nëse dalim në opozitë pas 5 ose 10 vjetësh.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026