E rëndë| Dy shqiptarë humbin jetën në makinën e vjedhur në Itali,1 tjetër i plagosur

17 Mars 2024 | 13:57

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e 16 marsit në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni. Dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë i plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane, të tre, pak pas orës 22, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

Aty ka ndodhur përplasja, ku vetura është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve. Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur mes fletëve të metalit.

Përveç karabinierëve nga kompania Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve.

I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro. Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në kapakun e makinës u gjetën mjete për vjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026