E rëndë! Humb jetën teksa punonte minatori 60-vjeçar në Bulqizë (Emri)

2 Qershor 2024 | 15:56

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator humbi jetën pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte.

Minatori që humbi jetën është identifikuar si Zini Murati, 60 vjeç. Ai ishte në punë në një nga minierat me administrator Arben Çupi, i cili gjithashtu është kryetar i Këshillit Bashkiak në Bulqizë nga radhët e Partisë Socialiste.

Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete. Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në punë në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vdekja e minatorit Zini Murati, shënon aksidentin e dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor. Disa ditë më parë, një 40-vjeçar humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026