E rëndë në Brazil/ 36-vjeçarja helmon 4 persona, arrestohen edhe bashkëpunëtorët
Autoritetet brazilian kanë arrestuar një 36-vjeçare e cila dyshohet se helmoi 4 persona në 5 muaj. Sipas autoriteteve, ajo kënaqej duke vrarë dhe detajet nga vrasjet kanë shokuar Brazilin. Ana Paula Veloso Fernandez ishte përgatitur për veprimet e saj duke përdorur helmin për të vrarë 10 qen. Pasi testoi fuqinë e helmit e përdori më pas mbi viktimat e saj.
Viktima e parë e 36-vjeçares besohet të jetë Marcelo Fonseco , i cili dyshohet se u vra në janar. Fernandez hyri në shtëpinë e viktimës si qiramarrës, por brenda katër ditësh ajo e helmoi atë dhe e la trupin e tij të dekompozohej.
Viktima tjetër ra në kontakt me Fernandez në një aplikacion takimesh në prill. Shënjestra e radhës u gjet vdekur pas një kafeje. Në atë kohë, sipas policisë, Fernandez ishte përpjekur ta fajësonte ish-të dashurin e saj, një oficer ushtarak, duke falsifikuar shënime dhe duke bërë një tortë të dyshuar të helmuar.
Motivet e Fernandez mbeten të paqarta, me një zëdhënës të policisë që tha se ajo kënaqet duke vrarë. Viktimat e Fernandez përfshijnë edhe një burrë 65-vjeçar të cilin ajo e helmoi me ushqim. Sipas autoriteteve, Neil Correia Da Silva, babai i një shoku të klasës së saj ishte viktima e radhës. Mësohet se atij i mori edhe 620 euro.
Vrasja e fundit për të cilën akuzohet Fernandez është ajo e një burri 21-vjeçar nga Tunizia me të cilin ajo kishte një lidhje romantike. 36-vjeçarja informoi autoritetet për vdekjen e Haider Mhazres në maj, pasi ata u ndanë, ku ajo u shtir sikur ishte shtatzënë dhe dyshohet se e helmoi atë me një milkshake pasi ai e refuzoi.
Shefi i policisë e përshkroi atë si jashtëzakonisht manipuluese. Sipas tyre ajo tregoi ftohtësi, mungesë pendimi dhe një kënaqësi të qartë në kryerjen e krimit. Në një bastisje në shtëpinë e saj, policia gjeti një pesticid të ndaluar të ngjashëm me helmin për minjtë. Autoritetet kanë arrestuar gjithashtu motrën binjake të Fernandez dhe një mik 43-vjeçar, të cilët akuzohen se e kanë ndihmuar atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni