E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar! Shoqërohen disa persona

10 Qershor 2026 | 10:37

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Sipas raportimeve paraprake, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi.

Mësohet se i mituri është A.P., 15 vjeç, i cili ishte hedhur për t’u larë dhe më pas ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar infarkt. Pas ngjarjes së rëndë, janë shoqëruar në polici disa persona.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026