E rëndë në Kosovë, e mitura thotë se ka kryer marrëdhënie me kushërirën
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Kosovë dhe lidhet me incestin. Një e mitur ka denoncuar në Polici në Ferizaj për marrëdhënie seksuale me vajzën e xhaxhait.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se e mitura ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj, jo vetëm herën e parë, por edhe në rastet e tjera që sipas saj kanë ndodhur.
Një denoncim i tillë aktivizoi Policinë e Prokurorinë, ku e dyshuara është ftuar për t’u përballur me raportimin kundër saj, ku e ka mohuar veprën me të cilën ngarkohet.
Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që e mitura të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunimi” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur në plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Në lidhje me këtë rast, ngjarja ka të bëjë me një 16-vjeçare, e cila vendosi të raportojë një rast që pretendon se ka ndodhur në vitin 2021.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturës është kuptuar se para dy vjetësh ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tash 26-vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj.
Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim.
Po ashtu edhe në Shqipëri është e ndaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë